Vdes një i infektuar me COVID-19 nga Suhareka

27 korrik 2020 | 10:35

Personi me inicialet S.K. nga Suhareka ka vdekur nga COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, e cila ka thënë se S.K. i testuar pozitiv më 24 korrik dhe i hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

“Me keqardhje ju njoftoj se edhe një qytetar humb betejën me #COVID19 nga qyteti i Therandës, S.K, i testuar pozitiv më 24 korrik dhe i hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 32 qytetarë të komunës tonë po e vazhdojnë betejën me këtë virus të fshehtë për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!”, ka thënë ajo.

E gjatë 24 orëve janë shëruar 121 pacientë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 3,874 raste, ndërsa numri total i rasteve pozitive është 7,137 raste.

Poashtu, në 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tetë pacientë të cilët kanë pasur dhe sëmundje tjera bashkëshoqëruese, ndërsa numri i përgjithshëm 177 raste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjeku infeksionist, profesor Tritan apelon se përveç COVID-19, mjekët, infermierët…