Vdes një person në një aksident në Komoran, katër të lënduar

15 janar 2026 | 21:11

Një person ka vdekur në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën Komoran- Carralevë rreth orës 19:30.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se katër persona të tjerë janë lënduar të cilët janë dërguar në QKUK.

“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran- Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona njëri nga të cilët ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran. Personat tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka njoftuar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori dhe miku i njohur i Kosovës, William Walker i…