Vdes një punëtor në Ferizaj pasi bie nga kati i gjashtë i objektit
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:45 në Ferizaj.
Në rrugën “Remzi Hoxha” në këtë qytet, një person ka rënë nga një objekt ndërtimi ku për pasojë ka humbur jetën.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli ka thënë për “lajmi.net” se patrulla policore ka dal menjëherë në vendngjarje dhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës
Ai ka njoftuar se viktima është e moshës 59 vjeçare dhe ka rënë nga kati i gjashtë i objektit në ndërtim gjatë punimeve.
“Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën ‘Remzi Hoxha’ një person ka rënë nga një objekt në ndërtim. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima është nje mashkull 59 vjeç , i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës. Për informata shtesë do të njoftoheni me raport të mëvonshëm”, ka thënë Veseli.



