Vdes një qytetar nga Deçani, mori plagë derisa po priste drutë

29 korrik 2022 | 11:13

Një person nga Deçani ka vdekur si pasojë e plagëve të marra derisa ishte duke prerë dru në pyll.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i tij është dërguar për obduksion.

“Një mashkull kosovar dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë prerjes së drurëve në pyll. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Louis Saha ka folur në lidhje me situatën që është…