Vdes një shtetase e Shqipërisë në Dragash, policia nis hetimet

18 korrik 2025 | 11:18

Policia ka njoftuar se një grua, shtetase e Shqipërisë është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash.

Sipas raportit të policisë, rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore, derisa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Nga Qendra e Mjekësisë Familjare është pranuar informata se nga familjarët, nga një fshat i brezit kufitar të Shqipërisë është sjellë një femër shqiptare shtetase e Shqipërisë pa shenja jete. Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet ndër të tjera në raportin 24-orësh të policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e…