Vdes njëri avokat i Veselit, anulohen seancat e parapara për sivjet në gjykimin Thaçi dhe të tjerët

12 dhjetor 2023 | 10:48

Me kërkesë të mbrojtjes së Kadri Veselit, Gjykata Speciale ka vendosur që seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët t’i shtyjë deri më 15 janar 2024.

Njoftimin e ka bërë Gjykata Speciale, duke treguar se kjo kërkesë ka ardhur pas vdekjes së avokatit Andrew Strong që ka qenë pjesë e ekipit mbrojtjes.

“Rasti Thaçi dhe të tjerët shtyhet për vitin e ardhshëm. Mbrojtja e Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave këtë javë për shkak të vdekjes së fundit të anëtarit të saj Andrew Strong. Paneli e pranoi kërkesën dhe anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akterët ndërkombëtarë që kanë vepruar në Kosovë gjatë periudhës së…