Vdes njeriu që gjatë luftës u gatuante ushtarëve të UÇK-së

24 prill 2021 | 13:24

Ka vdekur Isuf Ramosaj, i cili gjatë kohës së luftës ka qenë kuzhinier, i cili u ka gatuar ushqim ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në “Facebook”.

Ai  ka thënë se do ta kujtojnë atë për kohën e Luftës së UÇK-së dhe rolin e tij si kuzhinier në atë kohë.

“Kur njerëzit që ke njohur ndahen nga jeta, mundohemi t’ju kujtojmë diçka që ti mbajmë në mendje. Isuf Beqirin e Ramosajve, do e kujtojmë gjatë për kohën e Luftës së UÇK-se, dhe rolin e tij si kuzhinier në atë kohë të lavdisë. Prehu në paqe Isuf Longi”, ka shkruar Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bundesliga gjermane në Artmotion vazhdon edhe këtë të shtunë me…