Vdes pas disa muajsh trajtim punëtori i lënduar në Prizren
23 nëntor 2025
| 09:17
Ka vdekur një person në Prizren, pasi që i njëjti ishte duke u trajtuar për lëndimet që i kishte marrë në vendin e punës.
Sipas raportit ditor të Policisë, viktima po trajtohej në spital që nga data 7 korrik e këtij viti, pra dita kur ai ishte lënduar në vendin e punës.
Rastin policia e ka cilësuar si “asgjësimi, dëmtimi, ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
“Viktima shtetas shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në spital për shkak të lëndimeve që kishte pësuar me datën e cekur, me 22.11.2025 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.



