Vdes prifti italian që respiratorin e tij ia dhuroi një djali më të ri

24 mars 2020 | 13:31

Një prift Italian që ia dha respiratorin një djali më të ri të infektuar me koronavirus,  të cilin nuk e njihte,  ka vdekur.

Prifti 72-vjeçar Giuseppe Berardelli ka vdekur në spital në Lovere të Bergamos që është një nga qytetet më përhapjen më të madhe të Covid-19 në Itali.

Berardelli, që është prifti kryesor në qytetin e Casnigos, ka ndërruar jetë javën e kaluar.

Sipas zyrtarëve të spitalit, ai ka refuzuara ta përdorë respiratorin që anëtarët e famullisë së tij e kishin blerë për të duke zgjedhur kështu që atë ta përdorë një pacient më i ri se ai.

Banorët e Casnigos kanë duartrokitur nga dritaret dhe ballkonet e tyre, derisa arkivoli me trupin e ndjerë të priftit po bartej për varrim, por nuk kishte një funeral.

Të paktën 50 priftërinj kanë vdekur nga koronavirusi në Itali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare ka rezultuar pozitiv me…