Vdes rapsodi Basri Bala, veprimtari Sali Bislimi ngushëllon familjen dhe vlerëson kontributin e tij
04 shkurt 2026
| 13:54
Ka ndërruar jetë rapsodi i njohur shqiptar, Basri Bala, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në kulturën dhe folklorin kombëtar.
Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe dashamirë të muzikës burimore shqiptare.
Me këtë rast, veprimtari Sali Bislimi i ka shprehur ngushëllime familjes Bala, duke vlerësuar lart figurën dhe veprën e rapsodit.
“Rapsodi i devotshëm Basri Bala sot na mërziti shumë, çdo herë ishte me ne për t’i kënduar këngët me të mira atdheut dhe heronjve tanë të lirisë. Me ADN-n e tij iliro-dardan do na mungon shumë, do të jeton gjithmonë në kujtesën tonë. Shpirti tij u prehtë në paqe, ngushëllime familjes se tij dhe miqve te tij të shumtë”, ka shkruar në “Facebook” veprimtari Sali Bislimi.



