Vdes regjisori Robert Bacaj, AGK shpreh ngushëllime

23 qershor 2026 | 23:39

Ka vdekur regjisori i njohur të Robert Bacaj, me ç’rast Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime.

Në shkrimin e AGK-së thuhet se Bacaj dha kontribut të rëndësishëm për më shumë se dy dekada.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me pikëllim lajmin për ndarjen nga jeta të Robert Bacajt, punëtor shumëvjeçar i Radio Televizionit të Kosovës”.

“Bacaj dha kontribut të rëndësishëm në RTK për më shumë se dy dekada, duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim në realizimin dhe zhvillimin e produksionit televiziv. AGK u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bacaj, kolegëve në RTK dhe të gjithë miqve e bashkëpunëtorëve të tij”, thuhet në shkrim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 20 qershor 2026, Federata e Gjimnastikës e Kosovës organizoi…