Vdes skulptori Aziz Islamaj

26 prill 2023 | 23:00

Sot, në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë profesori i artit figurativ, skulptori i mirënjohur, Aziz Islamaj.

Lajmin për vdekjen e profesor Islamajt e ka dhënë familja e tij.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët që sot me datë 26.04.2023 në moshën 71 vjeçare, ka ndërruar jetë babai ynë i dashur, Prof. Aziz Islamaj.

Varrimi i të ndjerit do bëhet nesër (e enjte), me datë 27.04.2023 në ora 14:00 në varrezat e fshatit Murgë – Komuna e Skënderajt”.

“E pamja do të mbahet 3 dite pas ditës së varrimit në Mat-Prishtinë (pritja 08:00-16:00)”, thuhet në njoftimin e familjes Islamaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukrainasit janë “në një pozicion të mirë” për një kundërofensivë…