
Vdes ushtari i UÇK-së, Bedri Gubetini – Sokoli
13 mars 2023
| 21:05
Sot ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gubetini, i njohur si “Sokoli”.
Lajmi u dha nga familjarët e të ndjerit.
Varrimi i veteranit të UÇK-së do të bëhet më 14 mars në ora 15:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojm se ndërroi jetë vëllau, bashkëluftari Bedri (Sheqir) Gubetini-Sokoli.
Varrimi i të ndjerit bëhet neser me datën 14.03.2023 në ora 15:00 me Ikindi, varrezat e qytetit, Arbëri – Prishtinë”, ka shkruar Xhavit Gubetini, familjar i të ndjerit.