Vdes vëllai i futbollistit Hakim Ziyech
24 dhjetor 2025
| 12:27
Futbollisti maroken, Hakim Ziyech, ka njoftuar për vdekjen e vëllait të tij.
Ziyech ka publikuar një “Instastorie” me një shprehje islame.
“Në të vërtetë, ne i përkasim Allahut dhe në të vërtetë, tek Ai do të kthehemi”, ka shkruar Ziyech.
Wydad AC, klubi i tij aktual, ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij më të thellë.



