Vdes veterani e invalidi i UÇK-së, Remzi Aliu

07 korrik 2025 | 11:05

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj, njofton se është ndarë nga jeta veterani e invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Aliu.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet, më 7 korrik 2025 (sot, e hëne), në ora 17:00, në varrezat e fsh. Greme – lagjja Karameta.

OVL-UÇK shpreh ngushëllimet për familjen Aliu, bashkëluftëtarët dhe gjithë miqtë e tij.

“I lehtë qoftë dheu i Kosovës për ty, bashkëluftëtar!”.

Me këtë rast, edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit i ka shprehur ngushëllime familjes Aliu, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.

Në telegram thuhet: Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të luftëtarit nga të parët në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarit të Dëshmorit të Kombit, Ismet Aliu, invalidit të UÇK-së, bashkëqytetarit tonë Remzi Aliu.

“Vepra e kontributi i tij për lirinë e Kosovës do të mbeten përjetësisht të skalitura në kujtesën e historinë tonë të çlirimit. Ngushëllime të sinqerta familjes Aliu, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit”.

Vdes veterani e invalidi i UÇK-së, Remzi Aliu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka treguar arsyet pse ka…