Vdes veterani i arsimit Hajrullah Hana, një nga intelektualët dhe personalitetet e njohura të qytetit të Gjakovës
03 nëntor 2025
| 13:00
Ka vdekur veterani i arsimit Hajrullah Hana, një nga intelektualët dhe përsonalitetet e njohura të qytetit të Gjakovës.
Hajrullah Hana ishte një punëtor saldator, e kreu SHLP “Bajram Curri” në Gjakovë, pastaj vijoi me punën si arsimtar nëpër fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit.
Njëherit, studioi me korrespodencë në Fakultetin Filozofik, Dega e Albanologjisë. Pas diplomimit punoi si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, edukator në internat.



