Vdes zyrtarja policore, Seniha Çerkezi
12 shkurt 2025
| 11:25
Ka ndërruar jetë zyrtarja policore, Seniha Çerkezi.
Lajmin e ka bërë me dije Sindikata e Policisë së Kosovës e cila ka shprehur ngushëllime për familjen.
Në njoftimin e kësaj sindikate është thënë se e ndjera ka shërbyer me përkushtim dhe devotshmëri në radhët e policisë.



