Vdesin edhe dy persona nga Covid-19 në Kosovë

02 korrik 2020 | 15:08

Ka shkuar në 56 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë.

Nga Klinika Infektive kanë njoftuar se dje më 1 korrik ka vdekur pacienti F.G i moshës 71-vjeçare nga Prishtina, me diagnozën COVID-19 dhe sëmundje tjera shoqëruese, dhe sot më 2 korrik në mëngjes vdiq pacienti F.M i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica, po ashtu me sëmundje tjera shoqëruese.

Infektivja ka njoftuar se të hospitalizuar sot gjenden 114 raste pozitive.

Me dy të vdekurit e fundit, numri shkon në 56.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi bashkë me…