Vdesin shtatë ushtarë amerikanë pas rrëzimit të një helikopteri

16 mars 2018 | 17:02

Shtatë ushtarë amerikanë kanë humbur jetën, pas rrëzimit, një ditë më parë të një helikopteri në perëndim të Irakut, ka raportuar të premten një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.

“Shtatë personat në bordin e helikopterit mendohet se kanë vdekur të gjithë”, ka sqaruar ky zyrtar, duke siguruar se të gjithë personat në bord ishin ushtarakë.

Kjo ishte një linjë e transportit të trupave nga Iraku drejt Sirisë, pak pasi komanda ushtarake amerikane për Lindjen e Mesme (CENTCOM), ka bërë me dije në një deklaratë se rrëzimi i helikopterit nuk mendohet të jetë si rezultat i një goditje nga ana e palës kundërshtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në interpelancën e kryeministrit Ramush…