Vdiq artisti e regjisori nga Ferizaj, Kushtrim Asllani

28 tetor 2025 | 08:35

Ka ndërruar jetë artisti dhe regjisori nga Ferizaj, Kushtrim Asllani.

Lajmin e ka dhënë këngëtari Mentor Haziri në rrjete sociale.

“Kushtrimi djali i dajës na la e na tronditi të gjithëve sot. Një djalë shembullor, një artist e regjisori me një kontribuut të madh në Teatrin e Ferizajit e komunitetit tonë artistik në qytet e më gjerë”, ka shkruar ai.

Tutje vazhdoi: “Një djalë që na donte të gjithëve e që pritke me ardh me na pa në pranverë. Të pushoftë shpirti në parajsë Kusho”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Artan Muhaxhiri ka vlerësuar se dështimi për formimin…