
Vdiq Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil
10 qershor 2025
| 09:16
Sot është ndarë nga jeta dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë viteve ’90-të dhe ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil.
Lajmi është konfirmuar nga famikjarët e tij. Dr. Bukoshi vdiq në moshën 78-vjeçare pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore.
Ai ka jetuar dhe është trajtuar për vite me radhë në Gjermani, ku edhe ka ndërruar jetë.