Vdiq gazetari Ibrahim Sefedini

09 qershor 2019 | 14:40

Në moshën 51-vjeçare, ka ndërruar jetë gazetari Ibrahim Sefedini.

Ai prej disa vitesh po vuante nga një sëmundje e rëndë prej të cilës po trajtohej në Francë.

Ka qenë korrespondent i “Kohës Ditore” nga Vitia vite me radhë. Gjithashtu ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile të Vitisë.

I ndjeri pas vete ka lënë gruan me tre fëmijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine…