Vdiq ish-futbollisti Gëzim Kaçaniku

21 shkurt 2020 | 09:59

Ka vdekur ish-futbollisti i Trepçës ’89, Gëzim Kaçaniku. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi mitrovicas që ka shprehur ngushëllime.

Në një telegram ngushëllimi, Trepça ’89 ka thënë se “Kaqo do të të përkujtojmë gjithmonë të buzëqeshur, do të mbesin në kujtime ato batutat dhe humorin që gjithmonë e ke sjellë në klub”.

Së fundmi, Kaçaniku kishte punuar si trajner te Trepça. Ai njihej si sportist që kishte dhënë kontribut të madh për sportin në Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Fitore Pacolli, ka thënë se ambasadorja…