Vdiq në Zvicër Blerim Salihu, djali i heroit të kombit Jashar Salihu

15 qershor 2026 | 08:24

Një lajm i rëndë ka tronditur familjen Salihu dhe opinionin publik. Mbrëmjen e kaluar, në një aksident komunikacioni që ndodhi në Zvicër, ka humbur jetën Blerim Salihu, djali i heroit të kombit, Jashar Salihu, ka njoftuar në rrjete sociale veprimtari Bardhyl Mahmuti, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Salihu.

Vdekja e tij e parakohshme ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit, të cilët e kujtojnë si një njeri të dashur dhe të respektuar.

Me rastin e kësaj humbjeje të rëndë, ngushëllime u janë shprehur nënës së tij, Nerxhivane Salihu, bashkëshortes Albana, vëllezërve Taulant dhe Dardan Salihu, djalit të xhaxhait Isni Salihu, si dhe mbarë familjes atdhetare Salihu nga Botusha e Gjakovës.

Familja Salihu njihet për kontributin e saj të çmuar në çështjen kombëtare, ndërsa lajmi për ndarjen nga jeta të Blerim Salihut ka prekur shumë bashkëqytetarë, miq dhe bashkëluftëtarë të familjes. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka pranuar se ka…