
Vdiq Ryve Zeneli Berisha, nëna e komandantit të Koshares, Hisen Berisha
22 korrik 2025
| 16:54
Ka ndërruar jetë Ryve Zeneli Berisha, nëna e komandantit të Koshares, Hisen Berisha, ish deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Varrimi do të bëhet më 23 korrik, në orën 14:00, në varrezat e fshatit – Rashkoc të Gjakovë.
Njoftimi i plotë i Hisen Berishës në Facebook:
NJOFTIM MORTOR
Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, dashamirët dhe të afërmit se mëngjesin e sotëm ndërroi jetë Nana jonë e dashur, Ryve Zeneli – Berisha, pas një jete të përkushtuar e të ndershme që e përmbylli me gjëndje të rënduar shëndetësore.
Varrimi do të bëhet më datë 23.07.2025, në orën 14:00, në varrezat e Fshatit – Rashkoc.
I përjetshëm qoftë kujtimi yt Nanë!