Vdiq shkrimtari amerikan, Philip Roth

23 maj 2018 | 10:58

Një nga shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë, Philip Roth, ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

“New York Times” ka raportuar se ai ka vdekur nga dështimi i zemrës.

Roth ka shkruar më shumë se 30 libra gjatë karrierës së tij 50-vjeçare, përfshirë klasikët si “Ankesa e Portnoit” dhe “Letra e peshkopit amerikan”, për të cilin fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1997.

Në vitin 2012 ai pati deklaruar se do t’iu japë fund shkrimeve, sepse e ka humbur pasionin për një gjë të tillë.

Libri i tij i fundit “Nemesi” është publikuar në vitin 2010.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka mungesë të theksuar të mjekëve anesteziologë. Brenda Qendrës…