
Vdiq specialisti i gjinekologjisë dhe obstetrikës, Ismet Miftari
01 prill 2021
| 10:12
Ka vdekur specialisti i gjinekologjisë dhe obstetrikës, Ismet Miftari.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve në Kosovë.
Sipas njoftimit, ai kishte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1979.
“Pas diplomimit punësohet në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj. Specializimin gjinekologji dhe obstetrikë e përfundoi në Sarajevë në vitin 1986. Ishte një nga mjekët gjinekolog, ndër të parët që kishte komuna e Skenderajt. Ishte mjek i përkushtuar ndaj profesionit të tij, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë punëtor. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftim.