
Vdiq veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare në Skenderaj, Smajl Idrizi, varroset sot
06 gusht 2025
| 09:55
Ka ndërruar jetë veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, Smajl Idrizi nga fshati Açarevë i komunës së Skenderajt.
Smajl Idrizi ka lënë pas vetes kujtimin e një njeriu të dashur e të afërt për të gjithë ata që e kanë njohur. Ai ka qenë kontribues i madh i çështjes kombëtare në kohët më të vështira për popullin shqiptar.
Lajmin për vdekjen e Smajlit e ka dhënë familja Idrizi në rrjete sociale.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 6 gusht 2025 (e mërkurë), në orën 17:00, në fshatin Açarevë të Skenderajt.