Vedat Muriqi e viziton klubin e tij të parë, FC Liria

27 qershor 2025 | 15:34

Vedat Muriqi të premten ka vizituar klubin e tij të parë, dhe të vendlindjes FC Liria nga Prizreni, derisa sulmuesi i Kosovës po qëndron për pushime. Sulmuesi i skuadrës së njohur spanjolle të Mallorca u prit nga drejtori sportiv i klubit prizrenas, Valon Bytyqi.

Muriqi i cili nisi karrierën si i ri te klubi nga Prizreni, kaloj më pas në kampionatin turk, prej nga u transferua në Spanjë, duke u bërë njëri nga golashënuesit më të mirë në La Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi u hoq sot, flamuri i UÇK-së është vendosur sërish…