Vedat Muriqi gëzon nxënësit e Shkollës ‘Mustafa Bakiu’ në Prizren

17 qershor 2026 | 16:51

Atmosferë festive dhe emocione të shumta kanë shoqëruar vizitën e futbollistit kosovar Vedat Muriqi në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren.

Sulmuesi i njohur prizrenas u prit me entuziazëm nga nxënësit, të cilët patën mundësinë ta takonin nga afër dhe të ndanin momente të veçanta me idhullin e tyre sportiv.

Interesimi i madh i fëmijëve bëri që ambientet e shkollës të mbusheshin me nxënës të shumtë që dëshironin të merrnin një autograf apo të realizonin një fotografi me futbollistin.

Muriqi u tregua i afërt me ta, duke iu përgjigjur kërkesave të nxënësve dhe duke u dhuruar atyre kujtime nga ky takim.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Mallorcës në Spanjë, vazhdon të jetë një prej figurave më të njohura të futbollit kosovar. Ai së fundmi është përfolur edhe për një rikthim të mundshëm te klubi turk Fenerbahçe.

Takimi në Shkollën “Mustafa Bakiu” u vlerësua si një moment frymëzues për nxënësit, duke i afruar ata me një prej sportistëve më të suksesshëm të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luka Misetiq, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i…