Vedat Muriqi kthehet në Turqi? Fenerbahçe synon sërish sulmuesin e Kosovës
Fenerbahçe e ka futur në listën e transferimeve ish-sulmuesin e saj, Vedat Muriqi, aktualisht pjesë e Mallorcas në La Liga, duke hapur mundësinë e një rikthimi sensacional.
Sipas raportimeve të “Haberler”, drejtuesit e klubit verdhë-blu janë duke kërkuar përforcime në repartin ofensivë dhe emri i Muriqit është shfaqur si një opsion konkret.
Menaxhmenti i klubit pritet t’ia prezantojë zyrtarisht emrin e Vedat Muriqit trajnerit Domenico Tedesco në takimin e planifikuar më 15 janar. Nëse tekniku italian jep dritën jeshile, Fenerbahçe do të nisë negociatat me Mallorcan për transferimin e sulmuesit kosovar.
Vedat Muriqi po kalon një sezon mjaft pozitiv në Spanjë. Në edicionin 2025/26, 31-vjeçari ka zhvilluar 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Mallorcas, duke realizuar 11 gola – shifra që konfirmojnë formën e tij të shkëlqyer dhe rëndësinë në repartin ofensivë të skuadrës spanjolle.



