Vedat Muriqi për herë të dytë shpallet futbollist i vitit, fiton çmimin “Fadil Vokrri” 

24 dhjetor 2022 | 21:24

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe i skuadrës spanjolle, Mallorca, Vedat Muriqi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2022.

Në ceremoninë tradicionale të Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila u mbajt, të shtunën, në “Klan Arena”, në një atmosferë madhështore dhe me praninë e mysafirëve të shumtë, çmimin kryesor të mbrëmjes “Fadil Vokrri” në mungesë të Muriqit, i cili është i angazhuar me skuadrën e tij, e pranoi drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti, derisa atë e dorëzuan bashkërisht presidenti Agim Ademi dhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjarët e lojtarit të famshëm brazilian të futbollit, Pelé, janë…