Vedat Muriqi startues për Mallorcan në përballjen ndaj Rayo Vallecano

11 janar 2026 | 14:12

Sulmuesi Vedat Muriqi do të jetë titullar për Mallorcan në ndeshjen e xhiros së 19-t të La Ligës, ku skuadra e tij përballet me Rayo Vallecano në Campo de Futbol de Vallecas.

Para kësaj përballjeje, Rayo Vallecano ndodhet në vendin e 15-t me 19 pikë, ndërsa Mallorca renditet në vendin e 17-t me 18 pikë, duke e bërë ndeshjen një sfidë të rëndësishme në luftën për qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.

Trajneri i Mallorcas ka vendosur që Muriqi të jetë në formacionin startues, duke shpresuar që sulmuesi kosovar të sjellë gol dhe kreativitet në repartin ofensiv, në një ndeshje që premton të jetë e ashpër dhe e balancuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, ka bërë me dije se…