
‘Vegla të pushtetit’, Deliu-Kodra ia publikon Kurtit videon ku sulmonte policinë
Deputetja e PDK-së, Blerat Deliu-Kodra, ia ka publikuar një video të kaluar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ku sulmonte Policinë e Kosovës.
Kjo deklaratë vjen pasi Kurti sot tha se po fushata kundër policisë është e dëmshme pas rastit të vdekjes së 27 vjeçarit në Lipjan.
Deliu-Kodra ka kujtuar fjalët e Kurtit ku sulmonte policinë.
“E di që shumica dërrmuese e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë gra dhe burra të ndershëm, që i shërbejnë ligjit dhe qytetarëve me përkushtim. Dhe për hir të tyre, ky institucion meriton vlerësim, njësoj në opozitë dhe njësoj në pushtet. Albin Kurti paska thënë sot se: “Fushata kundër Policisë është e dëmshme.” Por kjo vlen vetëm sot, sepse dikur vetë udhëhiqte një fushatë të ashpër kundër saj: i quante ‘vegla të pushtetit’, ‘pa gram patriotizëm’, ‘të kapur’”, ka shkruar Deliu-Kodra.