
Veldin Hoxha i bashkohet Kombëtares së Kosovës
12 qershor 2025
| 23:23
Mesfushori i spikatur, Veldin Hoxha, është lojtari më i ri që i bashkohet Kombëtares së Kosovës.
Pas një periudhe me paraqitje të mira dhe progres të vazhdueshëm në karrierën e tij, Hoxha ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në nivelin më të lartë përfaqësues. Ai do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme të Dardanëve për kualifikimet e Botërorit 2026.
Marrëveshja dy palëshe është nënshkruar sot nga presidenti Agim Ademi dhe lojtari Veldin Hoxha.
Veldin Hoxha është pjesë e klubit Rubin Kazan, derisa deri tash ka qenë pjesë e Kombëtares së Kroacisë U21.
FFK i uron mirëseardhje Veldin Hoxhës në familjen dardane dhe i dëshiron shumë suksese me fanellën e Kosovës.