Veliaj: 2018-a, akoma më e mirë për Tiranën

10 janar 2018 | 14:14

2018-a do të jetë një vit akoma më mi mirë për Tiranën, është shprehur kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, teksa ka marrë pjesë në mbjelljen edhe të 200 pemëve të tjera në zonën e Liqenit të Thatë.

Nisma për të dhuruar pemë për Tiranën ka marrë mjaftë mbështetje, pasi në këtë mënyrë ka thënë Veliaj i lihet trashëgimi me vlerë fëmijëve.
“Ne do të vazhdojmë të mbjellim sepse besoj vetëm duke e trajtuar çdo ditë me seriozitet, si një shans dhe mundësi fantastike për gjelbërimin e Tiranës, mund të arrijmë ambicien tonë. Kështu që jemi një fazë ku kemi buxhetin më të madh në historinë qytetit te Tiranës, ama që ky buxhet të ketë duk do të na duhet të plotësohet me bujarinë dhe dashamirësinë e të gjithë atyre që duan ta shikojnë Tiranën zonjë. Tirana mund të bëhet zonjë jo vetëm kur punon bashkia, por kur të gjithë bashkë e japim një kontribut”, ka thënë Veliaj, shkruan “TCh”.

Veliaj është shprehur optimist se viti 2018 do jetë për Tiranës akoma më i mirë se viti që po lëmë pas. “Është shumë gjë e mirë që Tirana po merr çmime për inovacionin, për transformimin urban, për rilindjen urbane. Është shumë gjë e mirë që po shkruhet gjithmonë e pozitivisht për Tiranën, por le të kuptojmë që kemi ende rrugë të gjatë për të bërë. Ne që jetojmë këtu e dimë që shumë është bërë, por ama e mira është përpara ndaj edhe shpresoj shumë që 2018 do të jetë një vit akoma më i mirë”, ka thënë Veliaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rang-listën e pasaportave, sipas numrit të vendeve që mund…