Veliaj ia dhuron Hotit ‘Çelësin e qytetit të Tiranës’

03 korrik 2020 | 15:25

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri është takuar edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë këtij takimi, Veliaj ia ka dhuruar Hotit “Çelësin e qytetit të Tiranës”.

Vitin e kaluar, ish-kryeministri Ramush Haradinaj e pati refuzuar këtë çelës, pasi siç kishte deklaruar ai se i njëjti i është dhuruar solistit serb, Goran Bregoviqit.

I pari i Qeverisë gjatë së premtes ka zhvilluar një sërë aktivitetesh në Tiranë me liderët institucionalë dhe politikë të Shqipërisë. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KHF Istogu ka njoftuar se hendbollistja Suzana Ujkiç ka vazhduar…