Veliaj në qeli, Rama: Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër

21 korrik 2025 | 11:20

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa komentoi vendimin për pastrimin e hapësirave publike në Tiranë të zaptuara, u shpreh se në kryeqytet ka pasur një situatë jo të zakonshme, referuar arrestimit të Erion Veliajt që ndodhet në burg prej 10 Shkurtit.

“Kemi pasur në Tiranë një situatë, ju e dini shumë mirë, jo të zakonshme. Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet. Kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në pozicion më kërkues, për sa i përket pikërisht për të qëndruar afër dhe për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre”, tha ai.

“Ka qenë absolutisht nga të katërt anët e kryeqytetit e qartë kërkesa nr 1 që na çlironi hapësirat publike. Tani ka lloj lloj qasjesh, d.m.th. pro”, shtoi Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Arianit Koci, ka zgjedhur një formë jo të rëndomtë…