 
                    Veliaj vazhdon thellimin e rezultatit, shkon 40 mijë vota para Këlliçit
                15 maj 2023
                |  14:38
            
        Erion Veliaj vazhdon ta thellojë rezultatin e fitores në Tiranë. Pothuajse në çdo kuti votimi që numërohet, kryebashkiaku Veliaj është duke e rritur diferencën ndaj Belind Këlliçit.
Nga të dhënat e fundit, Veliaj ka 40 mijë vota më shumë se Këlliçi. Më konkretisht, Veliaj deri në këto momente ka 109 193 vota, ndërsa kundërshtari i tij vetëm 69 481 vota.
Veliaj si drejtues politik i PS-së për qarkun Tiranë, ka fituar deri më tani dhe bashkitë Vorë, Kamëz dhe Rrogozhinë.

 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        