Veliu kërkon caktimin e datës për zgjedhje të reja

25 maj 2018 | 12:11

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, gjatë në tryezës së partive politike të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar caktimin e datës se zgjedhjeve të reja parlamentare.

Sipas tij, kjo duhet të ndodh ngase vendi është në krizë si pasojë e mosfunksionimit të Qeverisë dhe Kuvendit.

“Ne si LDK konsiderojmë se vendi është në krizë institucionale, sepse nuk ka funksionim të Qeverisë e as Kuvendit. Ne mendojmë se zgjidhja është përmes zgjedhjeve. Por vendi po kalon nëpër procese të rëndësishme dhe ne si LDK kemi dashur t’i japim përparësi konsensusit të partive për një periudhë kohore. Në këto tryeza duhet të vendosim për datën në mënyrë që disa procese të bashkohemi dhe ti mbështesim dhe të arrijmë konsensus për disa tema pasi ato janë në interes të Kosovës”, ka thënë Veliu.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Golden State rrezikon të dorëzojë titullin kampion…