Veliu: LDK-ja ka disponim të mirë për ta rrëzuar këtë qeveri

24 shtator 2018 | 14:19

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, pas takimit që pati lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, me grupin parlamentar të LDK-së, ka thënë se kanë filluar një cikël të takimeve me strukturat partiake për të diskutuar për situatën politike në vend.

“Sot kemi pasur takim me grupin parlamentar dhe do të vazhdojmë me takime tjera të organeve vendimmarrëse të LDK-së për të bashkërenduar aktivitetet në këtë situatë të vështirë që ndodhet vendi, që ta kalojmë sa më shpejt. Është një disponim i mirë në LDK që të punojmë bashkërisht drejt rrëzimit të kësaj qeverie”, ka thënë Veliu, raporton “Epoka e re.

Ai ka bërë me dije se LDK-ja do të punojë edhe me subjektet e tjera politike që vendin ta çojnë në zgjedhje të reja.

Veliu ka thënë se këto institucione nuk kanë legjitimitet kushtetues për të vazhduar tutje.

Kur është pyetur për protestën e 29 shtatorit të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ai ka thënë se LDK-ja nuk do të jetë pjesë e saj.

“E kemi vlerësuar që nuk është komenti i duhur për ta thirrur anëtarësinë për protesta për arsye se na kanë mbetur edhe dy ose tri vendime brenda institucioneve për t’i përfunduar”, ka thënë ai, duke paralajmëruar mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në minutën e 33-të të ndeshjes mes Barcelonës dhe Gironës,…