Veliu: Nuk përjashtohet mundësia të bëhet një qeveri me AAK-në, Nismën dhe minoritetet

08 prill 2020 | 22:49

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nëse i jepet mandati Lidhjes Demokratike të Kosovës, prioritet është një qeveri gjithëpërfshirëse. Por, nuk përjashtohet mundësia të bëhet edhe një qeveri me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën dhe minoritetet.

“Ne kemi deklaruar si subjekt që në rast se na jepet mandati, ne do të jemi të gatshëm ta marrin mandatin dhe ta formojmë qeverinë. Ashtu siç ka thënë edhe kryetari Mustafa, dëshirë e jona është që të kemi një qeveri gjithëpërfshirëse”, është shprehur Veliu.

Tutje, ai nuk e përjashtoi mundësinë e një qeverie mes LDK-së, AAK-së, Nismës dhe minoriteteve.

“Por, nëse qeveria gjithëpërfshirëse nuk arrihet, atëherë qëndrimi i dytë do të ishte që ne ta marrim mandatin dhe ta formojmë qeverinë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën dhe minoritetet”, ka thënë Veliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për zhvillimet…