Veliu priti në takim lamtumirës shefin e fondacionit ‘Konrad Adenauer Stiftung’

14 shkurt 2020 | 16:15

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim lamtumirës shefin e Zyrës së Fondacionit “Konrad Adenauer Stiftung”, Johannes D. Rey për Maqedoni dhe Kosovë, i cili ishte i shoqëruar nga shefi i ri i këtij fondacioni, Norbert Beckmann-Dirkes.

Gjatë këtij takimi, ministri Veliu e ka falënderuar Johannes D. Rey për mbështetjen që e ka dhënë gjatë mandatit të tij dhe bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur deri më tani.

Po ashtu, Veliu i ka njoftuar mysafirët për prioritetet që ka gjatë mandatit të tij në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Në fund të takimit, të dyja palët janë dakorduar që edhe në të ardhmen raportet në mes të MPBAP-së dhe Fondacionit “Konrad Adenauer Stiftung” të thellohen me qëllim realizimit të projekteve të përbashkët

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ata ishin në qendër të vëmendjes për shkak të një…