Veliu s’e ka akuzuar Vjosën, vetëm ka konstatuar

09 prill 2020 | 08:11

Melihate Tërmkolli ka thënë se Vjosa Osmani ka mbajtur qëndrim dashakeqës ndaj LDK-së. “Nuk ka krisur kiameti për këtë që ka thënë Agim Veliu. Vjosa Osmani për deklarime anti LDK është nënkryetare e LDK-së dhe për një person që mban pozitë të tillë ato kanë qenë dashakeqëse, në momentin kur ne po flasim se po punohet për shtet.

Nuk i është dashur Kosovës, as LDK-së. Veliu ka konstatuar, s’ka akuzuar. Të thuhet përkthyese e Hashim Thaçit nuk është akuzë, është konstatim. E kam thënë më parë që puna e parë publike e Osmanit ka qenë përkthyese e Hashim Thaçit dhe atë kohë e presidentit Fatmir Sejdiu”, ka thënë Tërmkolli.

Ajo në Klan Kosova ka treguar se të thuhet kjo për Osmanin është konstatim i gjendjes reale.

“Nëse i shet mend një partie dhe do të tregosh se je më e madhe se Rugova e krejt Kosova, mendoj se reagimet në një farë mënyrë janë të justifikueshme”, ka shtuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës dhe Brukseli zyrtar kanë shfaqur pajtueshmëri përkitazi…