Veliu thotë se Vetëvendosje kishte tendenca që të pamundësohet raportimi

29 korrik 2020 | 12:01

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka folur pas dështimit të raportimit në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri, duke thënë se ajo çfarë ka ndodhur ka qenë tendencioze nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mua mu duk tendencioze nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Ata prej fillimit filluan për çështje që nuk janë të rëndësishme të diskutohen. Unë me kohë i kam informuar komisionin se koha ime është e limituar për shkak të mbledhjes së qeverisë. Ata e kanë pasur mundësinë, kjo ka ndodhur para dy ditësh, që të vendosin a ta mbajnë mbledhjen apo ta caktojnë një datë tjetër. Nuk me kanë informuar asgjë. Unë kam ardhur i gatshëm që të raportojë. Mirëpo këtu u pa tendenca që të pamundësohet raportimi sot”, ka thënë Veliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pelegrinazhi vjetor i Haxhit është duke nisur të mërkurën në…