
Veliu tregon a do të votojë për president
04 prill 2021
| 17:28
Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, i cili mbrëmë nuk e ka votuar Vjosa Osmanin për presidente, nuk do të votojë as sot.
Kështu ka bërë me dije vetë Veliu me anë të një deklarate të shkurtër për medie.
“S’ka ndryshuar asgjë nga dje”, tha Veliu pak para se të hyjë në sallën e Kuvendit.