Vëllai i heronjve Fazliu: Cali gjithmonë do të jetë çlirimtar

14 dhjetor 2023 | 12:12

Edhe Fadil Fazliu, vëllai i dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Gjykatës Speciale, ku Salih Mustafës i është ulur dënimi nga 26 në 22 vjet burgim.

Në reagimin e tij, Faliu ka shkruar komandant Cali gjithmonë do jetë çlirimtar.

“Jo në emrin tim! Jo në emrin e popullit tim! Lufta ishte e drejtë e pashmangshme dhe e domosdoshme! Salih Mustafa – Cali, shoku im i shtrenjtë e di që gjithmonë qëndron i fortë! Për ne që të njohim ke qenë gjithmonë Çlirimtar dhe i tillë do të mbetesh përjetë, Cal! Lavdia e luftës tënde çlirimtare dhe respekti për ty do të jetë gjithmonë!”, ka shkruar Fazliu në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli, veçse i ka bashkuar shqiptarët përmes Kombëtares, ka shërbyer…