
Vëllai i Jakup Krasniqit, kandidat për deputet, bën thirrje që të votohet Nisma më 14 shkurt
Abdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë thirrje që më 14 shkurt të votohet Nisma Socialdemokrate.
Ky reagim i tij vjen pas nominimit për deputet në radhët e Nismës.
“Sot jam nominuar kandidat për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate dhe ndihem i privilegjuar për besimin e kryetarit Limaj dhe të strukturave te Nismës, në mënyrë që të gjithë së bashku, të jemi në shërbim të vendit dhe vlerave kombëtare të tij, pa të cilat as ne nuk do ishim kaq komod në betejat politike”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Të nderuar miq, shokë, bashkëveprimtarë e ju familjarë,
Sot jam nominuar kandidat për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate dhe ndihem i privilegjuar për besimin e kryetarit Limaj dhe të strukturave te Nismës, në mënyrë që të gjithë së bashku, të jemi në shërbim të vendit dhe vlerave kombëtare të tij, pa të cilat as ne nuk do ishim kaq komod në betejat politike.
Kjo betejë dhe arritja e qëllimit nuk bëhet vet, por me angazhimin dhe bashkimin e të gjithë zërave të arsyeshëm dhe që frymojnë energji pozitive dhe vullnet për punë.
I bëjë thirrje dhe ftoj të gjithë miqtë, bashkëveprimtarët dhe bashkërrugëtarët, si dhe familjarët pa dallim, të më mbështesin në këtë qëllim dhe bashkarisht të dalim faqebardhë.
Ditët dhe javët në vazhdim do të shihemi dhe do të bisedojmë për sfidat dhe obligimet që na presin.
I juaji,
Abdyl Krasniqi