Vëllai i Jakup Krasniqit, kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate

15 janar 2021 | 15:04

Vëllai i Jakup Krasniqit, Abdyli do të jetë pjesë e listës së Nismës Socialdemokrate për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajmin e ka bërë me dije lideri i Nismës, Fatmir Limaj, duke vlerësuar lartë kontributin e Abdyl Krasniqit.

“Më lejoni t’ju njoftoj se në këto zgjedhje, në listën e kandidatëve për deputet të Nismës Socialdemokrate është Abdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit dhe bashkëveprimtar i palodhur në rrugëtimin e deritashëm”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Limajt:

Arrestimi i paradokohshëm i kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, z. Jakup Krasniqi ishte një goditje e madhe jo vetëm për partinë tonë, por për tërë kombin shqiptar.

Ai i mungon familjes, po aq sa edhe skenës politike dhe publicistike të Kosovës. Megjithatë, vizioni i tij politik, i mishëruar në Nismën Socialdemokrate, jeton thellësisht në zemrat tona.

Sot kur jemi në prag të përgatitjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit, strukturat tona janë mobilizuar si asnjëherëë më parë që ky vizion të dalë sa më i fortë.

Më lejoni t’ju njoftoj se në këto zgjedhje, në listën e kandidatëve për deputet të Nismës Socialdemokrate është Abdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit dhe bashkëveprimtar i palodhur në rrugëtimin e deritashëm.

Angazhimi i tij në vijë të parë të luftës sonë politike është një mesazh i qartë se do t’i mobilizojmë të gjitha energjitë tona atdhetare dhe profesionale me qëllim që fryma atdhetare që ka mbjellë Jakup Krasniqi të dalë sa më e fuqishme në këto zgjedhje!

Mbështetja që sot i jepet Nismës Socialdemokrate është mbështetje për frymën e liderit të saj që padrejtësisht mbahet në Hagë!

Image may contain: 6 people, people standingImage may contain: 3 people, people standingImage may contain: ‎2 people, ‎people standing, ‎text that says '‎NISMA MA OKRATE OCIAL יר TE SOCIAL RATE SOCIALDEN EMOKRATE SOCIAL JOKRATE‎'‎‎‎Image may contain: 2 people, people standing, text that says 'OKRATE SOCIALD NISM s S GMA KRA SOCIAL 1OKRATE SOCIALL DEMOKRATE MOKRATE SOCIALD CIALDEMOKRATE'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kabineti qeveritar holandez ka dhënë dorëheqjen pas skandalit se zyra…