
Vëllaznimi fiton ndeshjen e mbetur me Dritën
05 mars 2020
| 11:16
Në Gjakovë është luajtur ndeshja e mbetur e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Janë takuar Vëllaznimi dhe Drita e Gjilanit. Fitore ka shënuar Vëllaznimi me rezultat 44:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:9 për gjakovarët.
Spahija me 10 gola ishte më efikasi te Vëllaznimi. Te Drita u shqua Isufi me 18 gola. Vëllaznimi përforcohet në vend të pestë me 18 pikë kurse Drita mbetet e fundit (10), në pritje të pikëve të para.
Vëllaznimi – Drita 44:29 (20:9)
Vëllaznimi: Hoti 4, Idrizi, Rama 5, Pozhegu, Mamusha, Halili 7, Luzha 4, Rexha 3, Fana 6, Spahija 10, Hoxha, Brahushi, Leka 5, Ferizi, Neziri, A. Hoti
Drita: Aliu 1, Shkodra 3, Jahiu 1, Kurti 1, Sllamniku 5, Asllani, Isufi 18